Bota e futbollit vajton Ndoron, ish-futbollisti gjendet pa jetë në shtëpinë e tij

- Bota Sot

Bota e futbollit vajton Ndoron, ish-futbollisti gjendet pa jetë në shtëpinë e tij

Ish-lojtari i kombëtares së Zimbabves, Tendai Ndoro, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Trupi i pajetë i Ndoro-s u gjet në shtëpinë e tij në Johanesburg, të Afrikës së Jugut.

Ish-skuadra e tij, Orlando Pirates, konfirmoi lajmin e rëndë nëpërmjet një njoftimi për mediet ku thuhej:

“U pikëlluam kur morëm vesh lajmin se ish-sulmuesi ynë Tendai Ndoro ka ndërruar jetë. Klubi i gjendet pranë familjarëve dhe miqëve të tij të afërt në këto momente dramatike”.

Ndoro, i cili u largua nga futbolli i luajtur më 2020-ën, numëronte 14 paraqitje me fanellën e Zimbabves (2013-2017). Ai ka lënë gjurmë pasi në këtë hark kohor ka shënuar plot pesë gola.

Shkaqet e vdekjes nuk janë mësuar ende edhe pse ai vuante prej kohësh prej një sëmundjeje.



Read it all at Bota Sot