Gjiganti italian, AC Milan raportohet se është në kërkim të një sulmuesi.
Sipas gazetarit italian Luca Bianchin sulmuesi ukrainas Artem Dovbyk është futur në listën e skuadrës ‘Rossonere’.
Sipas tij, negociatat ende nuk kanë nisur, por Roma shihet e gatshme të shesë lojtarin, madje edhe duke përfshirë një futbollist tjetër në marrëveshje për ta lehtësuar transferimin.
Ky zhvillim e fut Milanin në garë për një nga qendërsulmuesit më të vlerësuar aktualisht në Serie A, ndërsa afati kalimtar i kësaj verë po shkon drejt fundit.