Bashkimi i Kumanovës po luan me sukses në dy javët e para në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Dy ndeshje, një fitore dhe një barazim..
Javën që e lamë pas e mundi në Shkup me rezultat 2:0 Rabotniçkin
“Trajneri i Bashkimit, Muarem Muarem, e përgatiti ekipin e tij në mënyrë të shkëlqyeshme për këtë ndeshje, prandaj u zgjodh me të drejtë trajneri i javës së dytë në PMFL:, shkruan media maqedonase “Ekipa”.
Bashkimi ka më së shumti shikues si vendas deri me tash së bashku me Tikveshin e Kavadarit.