Portieri italian Gianluigi Donnarumma pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint-Germain.
26-vjeçari u la jashtë skuadrës për ndeshjen e Superkupës së Evropës kundër Tottenham Hotspur, duke ngritur dyshime serioze për të ardhmen e tij në Paris.
Transferimi i portierit Lucas Chevalier nga Lille e ka forcuar edhe më tej idenë se Donnarumma nuk është më pjesë e planeve afatgjata të klubit.
Sipas “Sky Sports”, ‘gardiani’ italian vlerësohet mes 40 dhe 50 milionë eurove, ndonëse i ka mbetur vetëm një vit kontratë me PSG-në.
Me interesim për shërbimet e tij janë përmendur Manchester United dhe Manchester City. Megjithatë, asnjëri klub nuk ka nisur ende bisedime konkrete me përfaqësuesit e lojtarit.
United do të duhet të shesë disa lojtarë për të përmbushur kërkesat e larta të Donnarummas për pagë, që sipas raportimeve përfshin një rritje prej 50% nga paga aktuale prej 210 mijë funtesh në javë.
Nga ana tjetër, City do ta konsiderojë afrimin e tij vetëm në rast se Ederson largohet për te Galatasaray, pasi kampionët e Anglisë tashmë kanë siguruar portierin James Trafford nga Burnley.
Pavarësisht situatës, Donnarumma thuhet se ka shprehur preferencën e tij për një kalim në Manchester City ose Chelsea, duke përmendur admirimin për Pep Guardiolën dhe dëshirën për të jetuar në Londër.