Arteta “mjeshtër” i të mëdhenjve

- Bota Sot

Arteta “mjeshtër” i të mëdhenjve

Arsenali ka hapur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premier League, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në “Old Trafford”. Edhe pse pa shkëlqyer në lojë, skuadra e Mikel Artetës ia doli të mposhtë Manchester United me rezultatin minimal 0-1, falë golit të Riccardo Calafiorit.

Tri pikë të arta që i japin jo vetëm moral ekipit londinez, por mbi të gjitha vazhdojnë një ecuri mbresëlënëse. Kundër të ashtuquajturave “Big Six” (Liverpool, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham), Arsenali nuk ka humbur prej më shumë se dy vitesh, plot 844 ditë.

Hera e fundit që “Topçinjtë” janë mundur në një sfidë të tillë daton në prillin e vitit 2023, kur u thyen 4-1 në “Etihad Stadium” nga Manchester City. Prej asaj dite, të kuqtë e Londrës kanë regjistruar një seri prej 22 ndeshjesh radhazi pa humbje në këto përballje të mëdha: 13 fitore dhe 9 barazime.

Aftësia për të përballuar presionin në ndeshjet e nivelit më të lartë është bërë tashmë një nga tiparet kryesore të projektit të trajnerit spanjoll, Arteta.

Me këtë sukses në “Old Trafford”, Arsenali jo vetëm që tregon se është kandidat serioz për titullin, por dërgon edhe një sinjal të fortë se është gati të sfidojë hapur Manchester Cityn dhe Liverpoolin në garën për fronin e futbollit anglez.

Read it all at Bota Sot