Sulmuesi rikthehet te Interi, por merr lajmin e keq

- Bota Sot

Sulmuesi rikthehet te Interi, por merr lajmin e keq

Mehdi Taremi është rikthyer në Milano dhe është i disponueshëm për të luajtur për Interin që nga sot.

Siç raportohet nga Sky, sulmuesi iu nënshtrua testeve fizike dhe tani po përgatitet për sezonin e ardhshëm, por jo me ekipin e parë.

Transmetuesi satelitor raporton se ish-lojtari i Portos do të stërvitet me ekipin e Interit U23 të Stefano Vekit duke filluar nga nesër.

Taremi nuk është i vetmi lojtar që po largohet, Interi po përballet me shkurtime të shumta të stafit. Midis tyre është Asllani, një hap larg Bolonjës.



Read it all at Bota Sot