Baton Zabërgja është futbollisti më i ri i Metalist 1925.
Pas largimit nga Dinamo, ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij tek klubi ukrainas, tek të cilët gjen edhe Itodo Mandelën së bashku me Ermir Rashicën.
Për kartonin e tij, klubi ukrainas ka shpenzuar 800 mijë euro. Kështu, Dinamo “mbush arkat”, ku pas largimit të Itodos, bën një tjetër shitje të madhe, por humb një futbollist me vlerë.
Përsa i përket Zabërgjës, sulmuesi 24-vjeçar ka bërë mjaft mirë me Dinamon.
Në 81 ndeshje që ai ka marrë pjesë, ia ka dalë që të shënojë 23 gola dhe të asistojë në 17 të tjerë,