Do rë detyrohej të rrinte me bombol oksigjeni

- Bota Sot

Do rë detyrohej të rrinte me bombol oksigjeni

Karlo Ançeloti ka publikuar listën e Brazilit për ndeshjet e ardhshme në kualifikueset e Kupës së Botës dhe për çudinë e të gjithëve aty mungonte ylli i skuadrës, Vinicius.

Një mungesë që bëri të lindnin hipoteza nga më të ndryshmet rreth kësaj mungese.

Futbollist kishte qenë vendimtar në qershor me golin e fitores ndaj Paraguait që siguroi biletën e Brazilit në Botërorin 2026, ndaj mungesa e tij në listë për ndeshjet ndaj Kilit dhe Bolivisë dukej shumë e çuditshme. Por mediat braziliane kanë zbuluar arsyen e veçantë që shtyu Ançelotin të merrte vendimin.

Pikërisht ndaj Paraguait, Vinicius ishte ndëshkuar me të verdhë, duke plotësuar numrin e kartonëve e kësisoj do të mungonte në ndeshjen e 4 shtatorit ndaj Kilit në “Marakana”.

Kësisoj, mbetej vetëm mundësia për ta grumbulluar që të luante më 9 shtator ndaj Bolivisë.

Por Ançeloti ka preferuar të lërë të lirë futbollistin, duke pasur parasysh se ndeshja në fjalë luhej në transfertë dhe për më tepër në El Alto, qytet i cili gjendet në 4 mijë metra mbi lartësinë e detit.

Kjo padyshim do u sillte vështirësi të mëdha të gjithë lojtarëve të grumbulluar, me shumicën që do të ishin të detyruar të qëndronin me bombola oksigjeni para dhe pas ndeshjes për të marrë frymë normalisht. Ndaj për të mos rrezikuar Vinicius, me kualifikimin e siguruar, është vendosur që të lihet i lirë për këto ndeshje.



Read it all at Bota Sot