Pas një sezoni rekordesh në nivel personal, Kilië Mbape është gati të udhëheqë Real Madridin si lideri i padiskutueshëm. Duke mbajtur numrin 10, francezi është i etur të fitojë një trofe të madh me Los Blancos, pasi fitoi Superkupën e Evropës dhe Kupën Ndërkontinentale.
Dyzet e katër gola të shënuar, titulli Pichichi i La Ligas dhe Këpuca e Artë Evropiane, shifra mbresëlënëse, por tani standardi është vendosur edhe më lart për sulmuesin.
Tifozët e dinë mirë këtë: “Që sezoni i tij të konsiderohet i suksesshëm, ai duhet të fitojë atë që i mungon: Ligën e Kampioneve.” Gazeta Marca pajtohet: “Sezoni i dytë i Mbapes premton të jetë një sfidë që shkon përtej statistikave. Është koha për të fituar titujt e mëdhenj.”
Numri 10, një simbol i klasit dhe lidershipit, përfaqëson një përgjegjësi shtesë. Në vitin e tij të dytë te Real Madridi, ai do të duhet të konfirmojë performancën e tij të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha, do të përpiqet të vendoset si një simbol i një Madridi dikur fitues, me synimin e tij të vendosur tashmë në Kupën e Botës 2026 me Francën