Vinicius pezullon rinovimin me Real Madridin

- Bota Sot

Vinicius pezullon rinovimin me Real Madridin

Vini Jr. pezullon rinovimin me Real Madridin!

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ka vendosur të ndalojë për momentin bisedimet për rinovimin e kontratës me Real Madridin, sipas BeIN Sports.

Sipas burimeve të afërta me lojtarin, ai kërkon një pagë prej 35 milionë dollarësh në vit, përfshirë bonuset, një shifër që do ta bënte një nga lojtarët më të paguar në botë.

Kampi i Viniciusit do të presë të shohë rolin që do t’i japë trajneri i ri, Xabi Alonso, përpara se ai të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e tij në klub.



Read it all at Bota Sot