Paralajmërohen tifozët, i pret mbyllja e stadiumit nëse përsëritin thirrjet dhe parullat për Kosovën

- Bota Sot

Paralajmërohen tifozët, i pret mbyllja e stadiumit nëse përsëritin thirrjet dhe parullat për Kosovën

Ndeshja mes polakëve të Jagiellonias dhe Dinamos në play-off në Ligën e Konferencës do të jetë shumë e veçantë sa i përket sjelljes së tifozëve në stadium.

Klubi polak është ndëshkuar me gjoba të rënda nga UEFA dhe rrezikon t’i mbyllet stadiumi nëse mbështetësit e saj racistë do të përsëritin veten ndaj Dinamos.

UEFA vendosi të ndëshkonte Jagiellonian për thirrje raciste në ndeshjet e luajtur në shtëpi kundër Novi Pazar më 31 korrik.

Klubi polak u gjobit me 10 mijë euro dhe u urdhërua mbyllja e pjesshme e disa sektorëve në stadium për ndeshjen e ardhshme që do të luante si pritës për shkak të sjelljeve dhe thirrjeve raciste e diskriminuese të tifozëve me këngët e koret “Kosova është Serbi” por edhe me sfond fetar. Dënimi në fjalë u vu me kusht, pasi do të zbatohej nëse do të përsëriteshin sjellje të tilla në dy vitet e ardhshme.

Gjithashtu, klubi u gjobit me 15 mijë euro pasi tifozët kishin shpalosur një parullë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, një mesazh që nuk ishte “i përshtatshëm për aktivitete sportive”, sipas UEFA-s.

Kësisoj, nëse tifozët do të përsëritin këto sjellje në ndeshjen ndaj Dinamos, hyn në fuqi vendimi për mbylljen e stadiumit, në mënyrë të pjesshme apo edhe të plotë nëse situata përshkallëzohet.

Ndaj klubi i Jagiellonias është në gatishmëri të lartë dhe prej ditësh ka paralajmëruar tifozët që të mos përsëritin ngjarje të tilla të enjten pasi rrezikon që në rast kualifikimi në grupet e Ligës së Konferencës, të ndjekin ndeshjet nga TV..



Read it all at Bota Sot