Shkëndija nesër përballë Ludogoretsit në Play-off të Ligës së Evropës

- Bota Sot

Shkëndija nesër përballë Ludogoretsit në Play-off të Ligës së Evropës

Kuqezinjtë nga Tetova nesër kërkojnë një rezultat pozitiv kundër kampionëve bullgarë, në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, duke synuar një hap gjigant drejt fazës së grupeve dhe suksesit historik në Evropë, njofton Telegrafi.

Shkëndija e Tetovës nesër do të zbresë në fushë për ndeshjen e parë të Play-offit në kuadër të Ligës së Evropës, ku përballë do ta ketë kundërshtarin e fortë bullgar, Ludogorets.

Skuadra e Jeton Beqirit pati kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë duel të rëndësishëm, edhe pse gjatë fundjavës kuqezinjtë zhvilluan ndeshje kampionale kundër Makedonija Gj.P. Shkëndija doli fituese me rezultat bindës 3-1, takim në të cilin trajneri Beqiri vendosi të aktivizojë një formacion të përzier, duke pushuar disa nga titullarët, por megjithatë duke administruar me sukses përballjen.

Nga klubi kanë bërë të ditur se biletat për sfidën kundër Ludogoretsit tashmë kanë dalë në shitje. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:00.

Pavarësisht rezultatit në këtë përballje, Shkëndija e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke e bërë këtë sezon evropian një sukses të madh për kuqezinjtë. 



Read it all at Bota Sot