Deklarata befasuese e Mourinhos

- Bota Sot

Deklarata befasuese e Mourinhos

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka folur hapur për ndikimin e madh që Lionel Messi ka pasur në karrierën e tij.

Në një intervistë për “Sporty Net”, portugezi u pyet se cili lojtar e ka ndihmuar më shumë në zhvillimin e tij profesional.

“Messi, sepse sa herë që luaja kundër tij, më detyronte të mendoja shumë”, u shpreh Mourinho, i cili ka drejtuar ekipe si Porto, Real Madrid, Chelsea, Inter, Tottenham dhe Manchester United, ndërsa Messin nuk e ka drejtuar asnjëherë në karrierën e tij.

Ai shtoi se përballjet me yllin argjentinas e detyronin gjithmonë të përshtatej dhe të rimendonte strategjitë e tij, duke e bërë të përmirësohej si trajner.



Read it all at Bota Sot