Antonio Delaj është futbollisti më i ri i Elbasanit.
Talenti shkodran është zyrtarizuar ditën e djeshme te verdheblutë, ndërsa vihet kështu nën urdhrat e Ivan Gvozdenovic për sezonin e ri.
Një transferim shumë i rëndësishëm për Delaj, i cili do të ketë mundësinë që te Elbasani të ketë më shumë hapësirë dhe minuta. Transferimi i tij në Elbasan u bë e mundur nga marrëveshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë.
Por shkodranët nuk e kanë “lëshuar” plotësisht futbollistin.
Kjo pasi kuqeblutë kanë mbajtur edhe 30% të kartonit të “djalit” të tyre në rast rishitje në të ardhmen. Kjo do të thotë që shkodranët në të ardhmen mund të përfitojnë nga shitja e mundshme e tij.