Barrikadimet në front yshtin diplomacinë!

- Bota Sot

Barrikadimet në front yshtin diplomacinë!

 Sot, Rusia kontrollon rreth 1/5  e trrritorit të Ukrainës, por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse ai dëshiron kontrollin mbi të gjithë rajonin e Donbasit  me rrethet e Luhanskut dhe Donetskut!

-Marrja e kontrollit mbi Donbasin është prioritet i proiriteteve për Rusinë, mendojnë ekspertët, por kjo do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur ushtarakisht, edhe pse mund të jetë vendimtare në negociatat e ardhshme të paqes.

-Përderisa Putini dhe Zelensky ishin  në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar paqen, luftimet përgjatë vijave të frontit kanë qenë në kulmin e tyre.

Luftë me humbje nga të dy palët, por asnjëra palë nuk ka gjasa të bëjë ndonjë përparim në terrenin për të cilin po flasim! 

– Situata është shumë e ngjashme me kohën e para një viti e gjysmë. Rusia posedon kapacitete më të mëdha ushtarake, kurse Ukraina  jo të mjaftueshëm, thotë udhëheqësi i Institutit Norvegjez të Kërkimeve dhe Mbrojtjes, Tor Bukkvoll për TV 2.

-Rusia po bën njëfarë përparimi, tepër e ngathtë, por me kosto tepër të larta me ushtarë të vdekur! Në anën tjetër nuk ka shenja se Ukraina është kah shembet!

Me thënë të drejtën, lodhja është  evidente nga të dy palët në front.

Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë njerëz, kurse Rusia ka nevojë për më shumë armë!

Nënkoloneli Palle Ydstebø nga Kolegji Norvegjez i Luftës e përshkruan situatën në front si të qëndrueshme për Ukrainën, por ende nuk është mjaftueshëm e fortë për të rimarrë tokën e pushtuar nga Rusia! 

Gjithashtu, rusët nuk janë aq e fortë, sa të bëjë diçka më shumë drejt mbrojtjes ukrainase!

Ukrainasit kanë arsye morale të mos lejojnë rusët të marrin diçka më tepër se sa që kanë tani, thotë  P. Ydstebø.

-Bukvoll është i bindur se situata e vështirë në vijën e frontit është një nga arsyet pse kemi negociata nga të dyja palët me Presidentin e Amerikës! Unë nuk mendoj se kjo është vetëm për shkak të diplomacisë së z. Trump, por për shkak të lodhjes nga të dy palët, thotë studiuesi ushtarak!

Sot, si duket është e pamundur të flasësh për një marrëveshje paqeje pa përmendur Donbasin në Ukrainën lindore, i cili përbëhet nga qarqet e Luhanskut dhe Donetskut.

Marrja e kontrollit të këtij rajoni ka qenë qëllimi parësor i Rusisë që kur ata dështuan të merrnin të gjithë Ukrainën, tre vjet më parë.

- Që nga fillimi i sulmeve në Donbas në vitin 2022, rusët kanë marrë më pak se 5,000 kilometra katrorë në Dombas….)

– Me ritmin aktual ata do të detyrohen të vazhdojnë të luftojnë edhe për disa vite para se të marrin Donbasin, sepse Ukraina ka ndërtuar mbrojtje të gjërë dhe të fortë pas frontit, gjë që ua bën tepër të vështirë forcave  ruse të ecin përpara.

Në diskutimet rreth një marrëveshjeje paqeje, Ukraina ka qenë e kjartë si loti se nuk do të heqë dorë vullnetarisht nga pjesa tjetër e Donbasit.

Ekspertët e strategjisë luftarake janë të bindur se është shumë e vështirë për Rusinë për të marrë ushtarakisht pjesën e mbetur të Donbasit.

Kjo është edhe një nga arsyet e Rusisë që është bërë më e hapur ndaj kompromiseve, ndoshta shpresojnë të marrin pa luftë këtë pjesë, por Ukrainasit e dinë këtë, dhe nuk duan të heqin dorë nga zona.

Tani i mbetet Putini dhe Zelenski të kuptojnë se për çfarë mund të bien dakord.

– Fakti, se dërgesat e armëve nga SHBA-ja duket se do të vazhdojnë, është një lajm i keq për Rusinë, sepse kjo do të ndikojë në vlerësimet ruse!

Kërkesa për Donbasin ndoshta do të hudhet në tavolinë por është e vështirë për t’u shitur në vend dhe shumë e vështirë për t’u arritur, thotë ekdperti T. Bukvoll!



Read it all at Bota Sot