Futbollisti i Superiores merr ftesë nga Kombëtarja

- Bota Sot

Futbollisti i Superiores merr ftesë nga Kombëtarja

Cristian Dros vetëm 2 ditë pas transferimit te Vllaznia ka marrë ftesë nga Moldavia.

Mesfushori u largua nga Elbasani, ndërsa preferoi të qëndronte në Superiore, duke u bërë pjesë e shkodranëve.

Por tashmë do të japë kontributin e tij edhe me Moldavinë në sfidat kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Dros do të jetë i gatshëm për moldavët për duelet me Izraelin dhe Norvegjinë, takime që do të zhvillohen më 5 dhe 9 shtator.



Read it all at Bota Sot