Guardiola nuk ndahet dot nga Manchester City

- Bota Sot

Guardiola nuk ndahet dot nga Manchester City

Sezoni 2024-2025 ka qenë ndoshta më i vështiri për Pep Guardiolën që kur u ul në pankinën e Manchester City.

Një seri historike prej 5 humbjesh radhazi dhe 7 ndeshjesh pa fitore i la “Citizens” jashtë “Carabao Cup”, larg titullit në Premier League dhe pranë eliminimit në fazën e grupeve të Champions League. Vetëm falë një merkatoje të fuqishme dimërore, me më shumë se 200 milionë paund të investuara, klubi arriti ta stabilizonte situatën dhe siguronte kualifikimin në Champions.

Në këtë kontekst të trazuar, e ardhmja e Guardiolës dukej e pasigurt, aq sa emri i tij u lidh edhe me pankinën e kombëtares angleze, e lënë bosh pas largimit të Gareth Southgate. Në fund, FA zgjodhi Thomas Tuchel, ndërsa City e “blindoi” Guardiolën deri në vitin 2027.

Vetë trajneri spanjoll lë të kuptohet se mund të qëndrojë edhe më gjatë në “Etihad”: “Kam dy vite kontratë, ndoshta do ta rinovoj edhe për dy të tjera. Nuk e di kur do të ndalem: këtë vit, pas dy ose katër vitesh. Për momentin jam mirë, ndihem i motivuar”.

Guardiola gjithashtu vlerësoi ambientin e klubit: “Nëse rri 10 vite në një vend, është sepse ndihesh si në shtëpi. Nuk mund të kërkoj më tepër, futbolli ka qenë shumë bujar me mua”.

Sezoni i ri nisi me fitore të thellë 4-0 ndaj Wolverhampton dhe me ndjesi pozitive që nga Botërori i Klubeve. Me përforcime të reja si Reijnders, i cili shënoi menjëherë në debutim, Guardiola është i bindur: “Këtë sezon do të jemi më të qëndrueshëm se në të kaluarin”.



Read it all at Bota Sot