Ricci: Modric bën gjëra të jashtëzakonshme me shumë lehtësi

- Bota Sot

Ricci: Modric bën gjëra të jashtëzakonshme me shumë lehtësi

Samuele Ricci është ndjerë i magjepsur nga këto ditë të para me fanellën e Milanit, veçanërisht pas takimit të tij me Luka Modriç.

Mesfushori i kuqezinjve foli për këtë në një intervistë, ku diskutoi marrëdhënien e tij me yllin kroat.

“Fola me Modric për gjëra të ndryshme, madje edhe jashtë fushe.

E pyeta për Spanjën dhe ai më pyeti për gjëra të ndryshme që lidhen me Italinë.

Por mbi të gjitha, folëm për shtëpitë sepse të dy po kërkojmë një në këtë fazë”, tha mesfushori kuqezi.

“Ai është shumë i përulur dhe është tashmë një figurë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes te Milani.

Kjo është e rëndësishme, pasi ai ka shumë përvojë dhe mund të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, shtoi Ricci.

Në fund, mesfushori kuqezi deklaroi: “Shoh që shumë prej nesh tashmë mbështeten tek ai. Sinqerisht, kurrë nuk e imagjinova se do të ndaja një dhomë zhveshjeje me të!

Ai bën gjëra të caktuara me një natyrshmëri të tillë sa është mbresëlënëse”.



Read it all at Bota Sot