Sezoni 2025-2026 i Serie A do të sjellë një sërë ndryshimesh historike dhe revolucionare, që synojnë ta bëjnë lojën më të shpejtë, transparente dhe spektakolare.
VAR dhe shpjegimet për publikun
Për herë të parë, pas përdorimit të VAR-it, arbitri do t’ia shpjegojë vendimin publikut në stadium dhe para kamerave.
Ky sistem quhet “announcement” dhe do të ndryshojë mënyrën e ndjekjes së ndeshjes, duke sjellë më shumë transparencë dhe komunikim. nuk ka kohë maksimale: çdo arbitër ka stilin dhe ritmin e vet të shpjegimit.
Rregulla e 8 sekondave për portierët
Portieri duhet ta lirojë topin brenda 8 sekondave, përndryshe ekipi kundërshtar do të përfitojë goditje këndi. Arbiti do të tregojë me dorë 5 sekondat e fundit, për t’i dhënë portierit mundësinë të mos bëjë gabim. Ky rregull ka funksionuar shumë mirë në Botërorin e Klubeve dhe është futur në të gjitha kampionatet, për ta bërë lojën më dinamike dhe evituar vonesat e kota.
“Dopio prekje” te penalltitë
Pas rastit të Julian Alvarez në Atletico-Real, është përcaktuar qartë rregulla e ‘dopio prekjes’ te penalltitë:
– Nëse goli vjen pas prekjes së dyfishtë jo të qëllimshme, penalltia përsëritet.
– Nëse prekja e dyfishtë është e qëllimshme, akordohet goditje indirekte menjëherë.
Shtrëngim për protestat
Në sezonin 2025-2026, çdo lojtar që proteston, verbalisht ose fizikisht, përfshirë kapitenin, do të marrë karton të verdhë menjëherë. Kjo për t’i frenuar sjelljet antisportive.
Rikuperimi i ndeshjeve
Rregullat e reja për ndeshjet e papërfunduara ose të ndërprera:
– Ndeshjet që nuk kanë filluar rikuperohen ditën e nesërme (përjashtuar rastet e motit të keq, ose fushat e papërshtatshme).
– Ndeshjet e ndërprera vazhdojnë në datën më të parë të mundshme.
– Qëllimi është të mos lihet data e rikuperimit në pritje për shumë kohë, duke shmangur ndikimet në garën për titull.
E para ndeshje e Serie A jashtë Italisë
Sezoni 2025-2026 do të shënojë në histori ndeshjen e parë të kampionatit jashtë vendit. Milan-Como, e planifikuar për javën e 24-t, më 7 ose 8 shkurt 2026, do të luhet në Perth, Australi, për shkak të mospërdorimit të “San Siro”, që do të presë ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina”.
Ulje pagash në rast të rënies nga kategoria
Për të përballuar efektet ekonomike për klubet që bien në Serie B, kontratat midis klubeve dhe lojtarëve nga 3 shtatori 2025 parashikojnë ulje automatike 25% të pagës fikse, përveç nëse palët bien dakord ndryshe. Kjo skemë konsiderohet si “parashutë ekonomike”, që ndihmon klubet të arrijnë qëndrueshmërinë e dëshiruar.
Konkluzioni
Serie A 2025-2026 do të jetë më efikase, dinamike, transparente dhe e drejtë. Pritet të jetë një eksperiencë më e pasur për lojtarët, arbitrat dhe tifozët.