Canizares: Courtois është portieri më i mirë në histori

- Bota Sot

Canizares: Courtois është portieri më i mirë në histori

Santiago Canizares dikur ishte njëri prej portierëve më të dalluar të gjeneratës së tij.

E tash, pasi i ka vendosur dorëzat në gozhdë, spanjolli ka folur për portierin e Real Madridit, Thibaut Courtois.

Belgun, ai e konsideron si më të mirin në botë, por jo vetëm kaq, madje edhe më të mirin në histori.

Ish-portieri i Valencias i ka përmendur në detaje aftësitë e ish-portierit të Atletico Madridit dhe Chelseat, ndërsa rëndësinë e tij e ka krahasuar me atë të legjendave të futbollit si Messi, Ronnaldo e Maradona.

“Courtois është më i miri prej krejtve. Ishte një kohë kur thoshim: ‘Atje është Messi dhe më pas janë të tjerët, ose atje është Mardadona…’ Pra, kjo është e ngjashme. Courtois është Maradona, Messi, Cristiano Ronaldo i portierëve.”

“Ai është shumë më i mirë se të tjerët, ai është aty çdo ditë. Ne jemi rritur duke i shijuar pritjet e tij të rëndësishme, duke i ndalur topat që shkonin në qoshe ose që shkojnë përtokë shpejt, pritje që, nëse do t’i bënte një portier tjetër, do të flisnim më shumë për këtë.

Por, thjesht jemi mësuar ta shohim këtë si normale tek Courtois.”

“Kjo është madhështia e, për mua, portierit më të mirë që e kam parë duke luajtur futboll. Thibaut Courtois e bëri vërtet diferencën nga porta tek Real Madridi. Pa asnjë dyshim, Courtois është më i miri në histori”.



Read it all at Bota Sot