Ukrainasit ndajnë detajet e sulmit ndaj veturës së gjeneralit rus në Kursk, publikojnë edhe pamjet e sulmit me dron

- Bota Sot

Ukrainasit ndajnë detajet e sulmit ndaj veturës së gjeneralit rus në Kursk, publikojnë edhe pamjet e sulmit me dron

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë publikuar detaje, përfshirë një video, të një operacioni që la gjeneralin rus Esedulla Abachev të plagosur rëndë.

Njësia operator i dronit të Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës kreu një sulm ndaj një automjeti me të cilin po udhëtonte Abachev, zëvendëskomandanti i grupit ‘Sever’ të forcave ruse, natën e 16-17 gushtit. Operacioni u zhvillua 5 kilometra nga qyteti i Rylsk në Kursk të Rusisë.

Gjenerali u transportua me helikopter në Moskë, ku thuhet se iu desh t’i amputohej një krah dhe një këmbë për shkak të lëndimeve të tij.

Në deklaratën e tyre, Forcat e Operacioneve Speciale vërejnë se në vitin 2023, Zyra e Prokurorit të Ukrainës ngriti akuza kundër Abachev në gjykatë.

Pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, Abachev komandoi të ashtuquajturin Korpusin e 2-të të Milicive Popullore të “Republikës Popullore të Luhanskut”, një grup i mbështetur nga Rusia.  Ai dha urdhra të drejtpërdrejta për të bombarduar vendbanimet në Luhansk deri në shkatërrim. 



Read it all at Bota Sot