Jord Çelkupa është lojtari më i ri i AF Luftëtarit.
Klubi i ri i Gjirokastrës, që debuton në Kategorinë e Parë këtë sezon është përforcuar kështu në mbrojtje.
Çelkupa ishte pjesë e Dinamos me moshat prej dy vitesh.
Pasi e mbylli me ekipin U-21, vendosi të transferohej në Gjirokastër.
20-vjeçari regjistroi edhe tre paraqitje me ekipin e parë të Dinamos në sezonin e kaluar. Minutat që mori ishin në Superiore.