Longoria: Ngjarje me dhunë dhe rëndësi të paprecedent

- Bota Sot

Longoria: Ngjarje me dhunë dhe rëndësi të paprecedent

Një përplasje e ashpër mes Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe, pas humbjes së Marseille kundër Rennes, ka trazuar klubin francez dhe ka detyruar drejtuesit të marrin një vendim drastik: të dy lojtarët janë vendosur në listën e transferimeve.

Presidenti i klubit, Pablo Longoria, e cilësoi incidentin si tepër serioz:

Çfarë ndodhi të premten e kaluar, ishte një ngjarje me dhunë dhe rëndësi të jashtëzakonshme, diçka e paprecedentë. U detyruam të merrnim një vendim pas një fakti që kaloi kufijtë e pranueshëm në një klub futbolli, ashtu si në çdo organizatë”.

Sipas Longoria-s, vendimi për të nxjerrë Rabiot dhe Rowe në merkato është i domosdoshëm:

“Ky hap mbron Marseille si institucion dhe gjithashtu mbron sezonin tonë”, theksoi ai.

Megjithatë, situata ka shkaktuar reagime të forta nga pala e Rabiot. Avokati i familjes së mesfushorit, Romuald Palao, publikoi një deklaratë ku shprehu “habinë dhe zhgënjimin”:

“Klubi pretendon se sjellja e tij ka ndryshuar që nga faza përgatitore në Holandë, por kjo është e pavërtetë. Duket se po ndërtohet një histori mbi atë që ndodhi të premten. Ka një keqkuptim total dhe i takon klubit të japë sqarime”.

Ngjarja ka trazuar ambientin në Marseille, duke rrezikuar të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin e skuadrës dhe në objektivat e saj për këtë sezon.



Read it all at Bota Sot