Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll.
Sulmuesi argjentinas i Galatasaray u bë protagonist në një episod që tashmë po bën xhironi, pasi goditi një tifoz të ekipit me shuplakë në një aktivitet publik.
Incidenti ndodhi para dhjetëra kamerave dhe shumë fëmijëve që nxituan ti kërkonin një autograf, me Icardin që e shtyu tifozin që iu afrua, pa u ditur se çfarë i tha.
Sulmuesi nuk tha asnjë fjalë pas incidentit, përkundrazi, ai u largua i zemëruar me partneren e tij.
Veprimi i Icardit shkaktoi trazira në Turqi, me mediat lokale që pyesin nëse ky ishte vetëm një shpërthim apo një shenjë se argjentinasi e ka humbur plotësisht kontrollin.
Megjithatë, ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare nga skuadra turke.