Matheus Alisson zyrtarisht lojtar i Trepçës ‘89

- Bota Sot

Matheus Alisson zyrtarisht lojtar i Trepçës ‘89

Skuadra e Trepçës ’89 ka zyrtarizuar sot transferimin më të ri të kësaj verë.

Bëhet fjalë për Matheus Alisson, sulmuesin e krahut nga Brazili, i cili rikthehet në futbollin kosovar pas eksperiencave të mëparshme te KEK-u dhe Gjilani.

“Matheus nuk është emër i panjohur për futbollin kosovar, pasi më parë ka mbrojtur ngjyrat e KEK-ut dhe Gjilanit, ku ka treguar cilësi të larta teknike dhe shpejtësi në lojë.

Me përvojën dhe energjinë e tij, ai pritet të jetë një forcë shtesë në repartin ofensiv të skuadrës sonë. Mirë se erdhe në Mitrovicë, Matheus!”, thuhet në njoftimin e klubit nga ‘Riza Lushta’.

Me këtë përforcim, Trepça ’89 synon të rrisë konkurrencën në fazën sulmuese dhe të përforcojë ambiciet për edicionin që tashmë ka nisur.



Read it all at Bota Sot