Napoli nuk po e nis me këmbën e mbarë

- Bota Sot

Napoli nuk po e nis me këmbën e mbarë

Napoli nuk po e nis me këmbën e mbarë këtë sezon, ku duhej të luftonte për të mbrojtur titullin kampion në Itali, por edhe për t’u konfirmuar në Europë.

Dëmtimi i Lukakut ka detyruar klubin të hyjë në merkato në kërkim të një zëvendësuesi cilësor për repartin e avancuar, por planet janë prishur nga një tjetër dëmtim i pazakontë.

I dëmtuari i radhës është pikërisht drejtori sportiv Xhovani Mana.

Ky i fundit ka qenë duke bërë vrapime kur ka shfaqur probleme në tendinën e Akilit dhe është detyruar që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas informacioneve nga klubi italian, drejtuesi do të jetë në gjendje të udhëtojë këtë fundjavë me ekipin për ndeshjen ndaj Sasuolos. Por gjithsesi, Mana është detyruar që të vijojë punën e tij të ethshme për merkaton e klubit nga shtrati i spitalit.

Bëhet e ditur se menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale, ai ka kthyer dhomën e tij në klinikën ku u operua në një studio të mirëfilltë pune, duke mos ndalur kontaktet me klubet me të cilat ka qenë në bisedime këto ditë për lëvizje lojtarësh.



Read it all at Bota Sot