Plani i frikshëm i Tottenhamit

- Bota Sot

Plani i frikshëm i Tottenhamit

Tottenham e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar ndeshjen e parë 3-0 në shtëpi ndaj Burnley. Lojtari kryesor i këtij takimi ishte braziliani Richarlison me gy gola të shënuar, njëri prej tyre fantastik me gjysmë-rroveshatë.

Por mesa duket sulmuesi brazilian ka përfunduar në merkato dhe mund të largohet nga Tottenham këtë verë. “Daily Mail” raporton se Tottenham po mendon t’i propozojë Crystal Palace një shkëmbim të bujshëm kokë më kokë mes Richarlison dhe Eberechi Eze. Vlera të dy lojtarëve është rreth 60 milionë euro.

Dhe me paratë që kishte në plan të shpenzonte për blerjen e Eberechi Eze,

Tottenham po mendon të tentojë transferimin e Yoane Wissa. Trajneri i Tottenham, Thomas Frank, e njeh mjaft mirë sulmuesin e Kongo, që nga koha kur ai drejtonte Brentford.

Për sulmuesin 28-vjeçar ka interes edhe nga Newcastle, por oferta e fundit e “Qymyrxhinjve” 35 milionë paundë plus 5 milionë paundë bonuse është refuzuar nga Brentford. Wissa dëshiron të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Thomas Frank, këtë herë te Tottenham.



Read it all at Bota Sot