Brentford refuzon ofertën e Newcastles

- Bota Sot

Brentford refuzon ofertën e Newcastles

Klubi anglez, Newcastle raportohet se i ka dërguar ofertën në vlerë prej 40 milionë funtesh Brentford-it për futbollistin Yoane Wissa, por kjo ofertë është refuzuar nga klubi londinez.

Sipas gazetarëve Ben Jacobs dhe Alex Crook, oferta ishte e ndarë në 35 milionë funte + 5 milionë bonuse, shumë kjo dukshëm më e ulët se kërkesa e Brentfordit, që arrin në 60 milionë funte.

Sulmuesi kongolez ka shprehur qartë dëshirën për t’u transferuar te Newcastle, skuadër që këtë sezon luan në Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë javë ai fshiu të gjitha lidhjet me Brentfordin nga llogaria e tij në Instagram – një sinjal i fortë për largim.

Wissa nuk ishte pjesë e skuadrës në humbjen 3-1 ndaj Nottingham Forest të dielën, me Brentfordin që tashmë është në kërkim të një zëvendësuesi para se ta lejojë atë të largohet.



Read it all at Bota Sot