Pushtuesit rusë në Ukrainë duket se kanë nisur një program të ri “hapësinor”, këtë herë direkt nga vijat e frontit.
Sipas raportimeve nga terreni, një ushtar rus ka përfunduar në ajër pas shpërthimit të një mine, në një ngritje që dëshmitarët e kanë përshkruar si “më mbresëlënëse se çdo lëshim i Roscosmos-it”.
Ngjarja, që është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale, është përdorur nga komentuesit si simbol i absurdit të ndërhyrjes ruse dhe pasojave të saj të përgjakshme e tragjike për vetë trupat pushtuese.
Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar mbi rastet, por duket se makthi i luftës, i përzier me absurditetin e propagandës, vazhdon të prodhojë lajme që tejkalojnë çdo imagjinatë.
Ndryshe, një person tjetër është vrarë pas sulmeve ruse, tha një zyrtar lokal i rajonit të Khersonit.
Vdekja e fundit lidhet me një sulm gjatë ditës që erdhi pasi forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi pothuajse 100 dronë dhe raketa gjatë natës.