Lituania shprehet e gatshme të kontribuojë me ushtarë në misionin në Ukrainë

- Bota Sot

Lituania shprehet e gatshme të kontribuojë me ushtarë në misionin në Ukrainë

Lituania do të ishte gati të kontribuonte me ushtarë dhe pajisje në çdo mision paqeruajtës në Ukrainë, tha presidenti Gitanas Nauseda.

Deklarata:

"Jemi gati të kontribuojmë me aq ushtarë sa lejon parlamenti për operacionet paqeruajtëse, si dhe me pajisje ushtarake," tha Nauseda për transmetuesin TV3, raporton KosovaPress.

Mes përpjekjeve të përshpejtuara diplomatike për ti dhënë fund luftës, vendet perëndimore po diskutojnë mundësinë e dërgimit të paqeruajtësve në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.



Read it all at Bota Sot