Xherdan Shaqiri ashtu si di ai, ka realizuar në play – off të Champions League në futboll.
Baseli ka barazuar me rezultat 1:1 me Copenhagenin.
Kapiteni Xherdan Shaqiri ka shënuar nga penalltia në minutën e 14-të për epërsinë e Baselit ndaj Copenhagenit.
Shaqiri me sulmuesin Albian Ajeti luajtën nga minuta e parë.
Ajeti është zëvëndësuar në minutën e 68-të.
Ndeshja e parë u luajt në stadiumin ‘St. Jakob – Park” në Basel.
Skuadra daneze e ka barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 45+3. Autor i golit ishte Gabriel Pereira.
Baselin e pret sfidë e zorshme në Danimarkë.