Tërhiqet Bologna, një tjetër klub historik i Serie A del në skenë për Kristjan Asllanin

- Bota Sot

Tërhiqet Bologna, një tjetër klub historik i Serie A del në skenë për Kristjan Asllanin

E ardhmja e mesfushorit kuqezi, Kristian Asllani, është ende në dilemë.

Mesfushori është ende në pronësi të Interit, që kërkon ta shesë, por asnjë klub nuk po kënaq si kërkesat financiare të zikaltërve ashtu dhe të lojtarit.

Kur mendohej se transferimi te Bologna ishte i mbyllur (9 milionë euro + 40% nga shitja e ardhshme), marrëveshja e munguar me lojtarin bëri që situata të ndryshojë.

Asllani nuk pranoi ofertën financiare, ndaj qëndroi në Milano.

Kështu, orët e fundit, në sulm është hedhur Torino, që gjithashtu kërkon një mesfushor.

Pas vonesës së Bolognës në nënshkrimin e mesfushorit të Interit, sipas “Sky Sport”, klubi “granata” është rikthyer në “pole” për lojtarin shqiptar.

Torino dhe Interi janë duke negociuar mes tyre për të arritur një marrëveshje.

Diskutimet bazohen në një marrëveshje huazimi prej 1.5 milionë eurosh me një opsion blerjeje të vendosur në rreth 12 milionë euro.



Read it all at Bota Sot