Reijnders nuk përmbahet: Duam ta fitojmë Premier League këtë sezon

- Bota Sot

Reijnders nuk përmbahet: Duam ta fitojmë Premier League këtë sezon

I ardhur vetëm pak javë më parë te Manchester City nga Milan, mesfushori Tijjani Reijnders ka magjepsur të gjithë në Premier League. Ai ishte protagonist në fitoren 4-0 që “citizens” arritën ndaj Wolves, në debutimin në Premier League.

Pikërisht këtë trofe, mesfushori holandez synon ta rrëmbejë për herë të parë këtë sezon. “Sezonin e kaluar, Manchester City nuk e fitoi Premier League dhe ky është qëllimi ynë kryesor këtë sezon”, tha Reijnders.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë duam dhe jemi të gjithë të vendosur për ta arritur këtë qëllim.

Duhet punë, për këtë jemi të vetëdijshëm dhe besoj se duke ndihmuar njëri-tjetrin do t’ia dalim mbanë”, shtoi mesfushori.

Në fund, Reijnders shtoi: “Ju e dini se çfarë emrash të mëdhenj ishin në këtë klub, ndaj ishte një ndjenjë krenarie t’i bashkohesha Manchester City.

Kjo është ajo që dua të tregoj, jam krenar që luaj për këtë klub me shumë argëtim dhe dashuri”.



Read it all at Bota Sot