Sulmuesi mbërrin në Tiranë

- Bota Sot

Sulmuesi mbërrin në Tiranë

Arshonzh Bintsuka mund të shikohet si përforcim i rëndësishëm i Partizanit në këtë merkato vere.

Pasi kishte mbetur pa kontratë, klubi e bindi futbollistin për të rinovuar edhe për dy vite të tjera.

Kongolezi mbërriti dje në Tiranë, pas 3 muajsh mungesë.

Dhe sot është i gatshëm që të kthehet menjëherë në stërvitje me skuadrën. Bintsuka do të vendoset nën urdhrat e Mladen Milinkoviç.

Duke qenë tre ditë larg javës së parë ku luhet ndeshja me Vorën, gjithçka është në garë me kohën.

Megjithatë motivimi është i madh. Bintsuka ka punuar individualisht gjatë kohës që ishte në Kongo. 22-vjeçari vazhdimisht e ka përfaqësuar Partizanin te përfaqësuesja e tij.

Në tregun e “transfermarkt” është sulmuesi më i vlerësuar i të kuqve. Po ashtu, nga skuadra aktuale, rezulton futbollisti më i përfshirë në gola përgjatë dy sezoneve të kaluara.



Read it all at Bota Sot