Neymar përballet me tifozët e Santosit

- Bota Sot

Neymar përballet me tifozët e Santosit

Tifozët e Santosit, të zhgënjyer nga momenti i keq i ekipit të tyre në kampionatin brazilian, shkuan në qendrën sportive për një përballje të drejtpërdrejtë me lojtarët.

Më i fokusuari ishte Neymar, ndaj të cilit u thanë fjalë të ashpra: “Ti je yll dhe qan (qurravitesh), imagjino ne si ndihemi”.

Humbja 6-0 ndaj Vasco da Gama ka rritur frikën e rënies nga kategoria.

Njëri nga tifozët e grupit të organizuar “La Torcida Jovem” u shpreh: “Ajo që bëni nuk mjafton, nuk mund të jetë e mjaftueshme”.

Neymar dëgjoi në heshtje dhe tentoi të shpjegonte: “Po përpiqemi të bëjmë më të mirën për të dalë nga kjo situatë”. Megjithatë, u ndërpre nga tifozët: “Ti je një nga lojtarët më të mirë në botë, po qave ti, imagjino ne”. Kjo iu referua lotëve të Neymar pas humbjes, kur doli me fytyrë të mbuluar dhe në dhomat e zhveshjes tha: “Tifozët kanë të drejtë të na ofendojnë”.

Protestat nuk kursyen askënd, nga drejtuesit e klubit te lojtarët. Madje, tifozët arritën të hapin portat dhe të futeshin në parking, duke krijuar momente paniku.

Në kampionatin brazilian, Santos është aktualisht në vendin e 15-të nga 20 skuadra pjesëmarrëse, me vetëm 21 pikë (6 fitore, 3 barazime, 10 humbje), 2 pikë mbi zonën e rënies.

Humbja ndaj Vasco da gama çoi në shkarkimin e trajnerit Cleber Xavier.

Ekipi nuk ka ende trajner për ndeshjen e radhës ndaj Bahia, me Jorge Sampaoli si kandidati kryesor.



Read it all at Bota Sot