Përtej dëshirës së lojtarit, “The Telegraph” raporton se Newcastle nuk i ka ndryshuar kushtet për shitjen e sulmuesit Alexander Isak.
25-vjeçari ka kërkuar me ngulm largimin, por klubi anglez ka plane të tjera.
Drejtuesit pranojnë shitjen e tij vetëm nëse afrojnë dy sulmues të rinj për ta zëvendësuar atë.
Njëri duhet të jetë lojtar i nivelit botëror.
Oferta që do të bindte Newcastle është 170 milionë euro.
Deri tani, Liverpooli ka ofruar 125 milionë euro.