Dhuna vijon të jetë një problem i madh në futbollin amerikano jugor.
Ndeshja mes argjentinasve të Indipendente dhe Universidad de Chile në raundin e 1/8 të Kupës së Amerikës u ndërpre për shkak të përplasjes së dhunshme të tifozëve në tribuna.
Më shqetësues është bilanci i luftës që la pas kjo ngjarje e rëndë.
Sipas autoriteteve argjentinase, 10 persona janë plagosur, ndërsa janë në gjendje të rëndë në spitalin e Avellaneda.
Po ashtu, policia ka arrestuar 90 tifozë, ku shumica e tyre janë nga Kili.
Gjithçka nisi në pjesën e dytë, kur rezultati i ndeshjes ishte në barazim 1-1.
Sipas mediave lokale, më shumë se 3 mijë tifozë të Universidad de Chile nisën të vandalizojnë tribunën ku ishin vendosur, ndërsa më pas erdhi përgjigja e dhunshme e tifozëve vendas.
Për të qetësuar situatën dhe për të shmangur tragjeditë u desh ndërhyrja e forcave speciale, përcjell abcnews.
Ndeshja u ndërpre përfundimisht, ndërsa Konfederata e Futbollit në Amerikën e Jugut do të vendosë, nëse sfida do të riluhet, apo rezultati do të vendoset në tavolinë.