Salah: Arsenali mbetet rivali ynë

- Bota Sot

Salah: Arsenali mbetet rivali ynë

Futbollisti i Liverpu lit Kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah fitoi çmimin si lojtari më i mirë i sezonit të fundit, në Premier Ligë. Ai fitoi titullin me Liverpul dhe shënoi 29 gola, duke rrëmbyer “Këpucën e Artë” numër 4 në karrierë.

Për më tepër, shifra e tij rekord prej 18 asistimesh sezonin e kaluar është e tejkaluar vetëm nga Kevin de Bruyne dhe Thierry Henry në historinë e Premier Ligë. Përmes rrjeteve sociale, Salah ka bërë një shkrim në rrjetet sociale duke falënderuar të gjithë ata që e votuan.

“Ky çmim shumë i veçantë ka një efekt të ndryshëm kur kemi një trofe të rëndësishëm që e shoqëron.

Të qenit kampion është ajo që ka rëndësi dhe ne do të luftojmë për ta bërë këtë përsëri këtë sezon. Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj lojtarëve që votuan për mua”, u shpreh Salah.

Kjo ishte hera e tretë në karrierë që Salah merr çmimin “PFA”, duke u bërë po ashtu lojtari me më shumë trofe të tillë në histori të Premier Ligë. Nga dy çmime të tillë janë De Brujn, Bejl, C.Ronaldo e Henri.

RIVALITETI – Sulmuesi egjiptian dha edhe mendimet e tij për kampionatin, gjatë një interviste me një tifoz të Arsenalit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “PFA”: “Mendoj se keni një ekip të shkëlqyer këtë sezon dhe sezonin e kaluar, kështu që keni një shans vërtet të mire – u shpreh fillimisht Salah -. Them se jeni favoritë tani, sepse keni lojtarë që kanë qenë së bashku për pesë vjet tani. Nuk mund të them se ju uroj fat, por shpresoj ta bëjmë përsëri një kampionat sa më emocionues”.

Duke folur për ekipin mediatik të Liverpulit, Salah shpalosi ambicjet e tij për të ardhmen. “Jam ende shumë i uritur. Kjo është arsyeja pse nënshkrova për Liverpulin për dy vjet të tjera. Është fantastike të luash në Premier Ligë në atë nivel. Gjithashtu, me moshën time 33-vjeçar, ndjen se mund të japësh më shumë dhe mund të bësh vërtet diferencën, gjithmonë”.

Formacioni – Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka zbuluar edhe “Ekipin e Vitit” në Premier Ligë për sezonin 2024/25. Formacioni zgjidhet nga vetë futbollistët të cilët votojnë për të preferuarit në bazë të performancave që zhvillojnë ata gjatë gjithë sezonit. 11-shja më e mirë e sezonit që lamë pas, nxjerr në pah shumë lojtar të kampionit të Premier Ligë, si dhe nënkampionëve të Arsenalit.

Sëbashku me Milos Kerkezin e ardhur këtë edicion nga Burnemuthi, edhe katër futbollist të tjerë janë pjesëtarë të kampionëve. Ndërsa, Arsenali ka tre futbollistë të përzgjedhur. Dy lojtarë janë nga Notingem Forest dhe një nga Njukasëll.



Read it all at Bota Sot