Tare mbyll marrëveshjen me Leverkusenin dhe futbollistin

- Bota Sot

Tare mbyll marrëveshjen me Leverkusenin dhe futbollistin

Milani është shumë pranë transferimit të Victor Boniface.

Klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen totale me sulmuesin për kontratën personale, ndërsa me Bayer Leverkusen është gjetur akordi mbi bazën e një huazimi me të drejtë blerjeje, e cila është e fiksuar rreth 30 milionë euro.

Sipas Sky Sport, në orët e fundit janë përmbyllur edhe detajet e fundit me lojtarin dhe hapi i radhës do të jetë programimi i vizitave mjekësore, përpara zyrtarizimit të transferimit.

Boniface i thotë kështu lamtumirë klubit gjerman, pasi kishte qenë shumë pranë largimit edhe në merkaton e janarit.

Në atë kohë, sulmuesi nigerian i lindur në vitin 2000 ishte vetëm një hap larg Al Nassr, ku do të kishte mundësinë të luante përkrah Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, marrëveshja u prish në momentet e fundit, pasi klubi saudit preferoi të merrte John Duran nga Aston Villa.

Vetë Boniface ka treguar prapaskenat e kësaj historie në një intervistë këtë verë për podcast-in ‘The Culture Club’:

“Kisha bërë gati valixhet”, – rrëfeu ai, duke kujtuar ofertën arabe. – “Mendova: ‘jam dëmtuar kaq shumë herë, nëse shkoj atje mund të qëndroj dy-tre sezone dhe kam telefonuar familjen time’.”

Megjithatë, familja e tij nuk ishte menjëherë dakord. Boniface shtoi:

“Kisha një ofertë të nivelit të lartë nga Italia dhe vëllai im më tha: ‘Çfarë po bën? Shko në Serinë A, luaj në Champions’.”

Tashmë duket se ai do të realizojë atë hap të madh në karrierë, duke u bërë pjesë e Milanit.



Read it all at Bota Sot