Operohet një tjetër lojtar i Partizanit

- Bota Sot

Operohet një tjetër lojtar i Partizanit

Amos Nondi është operuar sot. Siç edhe pritej, mesfushori nuk i ka shpëtuar ndërhyrjes kirurgjikale.

Te Partizani janë me të vërtetë të pafat. Nondi mbërriti në Tiranë si numri 6 që pritej prej kohësh.

Dhe dëmtimi i rëndë e pengon të debutojë. Ky operacion është i dyti brenda një muaji, pas Albers Kekos.

Kështu Partizani do të jetë i privuar nga shërbimet e dy lojtarëve, që mund të bënin mjaft mirë këtë sezon. Megjithatë, te Partizani kanë vendosur të lëvizin në merkato sërish.

Do të jetë të paktën një sulmues dhe mesfushor, që do të shtojnë organikën. Të dielën ora 20:00, Mladen Milinkoviç debuton në krye të Partizanit kundër Vorës.



Read it all at Bota Sot