Dinamo City luan për historinë

- Bota Sot

Dinamo City luan për historinë

Deri tani ka qenë një sukses, por historia mbetet ende për t’u shkruajtur. Dinamo City nis sot në mbrëmje misionin për një vend në grupet e Conference League. Në 180 minuta, ndoshta pak më shumë duke llogaritur shtesat e mundëshme, skuadra e Ilir Dajës do të luajë dy sfidat e play off kundër polakëve të Jagiellonia, duke nisur nga ajo në transfertën e sotme në orën 20:15.

Kjo përmballje mund të jetë deçizive në prag të asaj të kthimit që blutë do të luajnë javën e ardhshme si pritës në stadiumin “Air Albania”.

Dinamovitët vijnë në play off e Conference League pasi hodhën poshtë parashikimet në fazën e tretë kualifikuese të turneut, ku eliminuan Hajdukun e Splitit. Pas humbjes 2-1 në Kroaci, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja përmbysi rezultatin në ndeshjen e dytë të fituar 3-1 në Tiranë.

Ky sukses ka rritur ndjeshëm kuotat e bluve dhe I ka dhënë një dozë të rëndësishme besimit të tyre.

Por tani, niveli i vështirësisë është ngritur në një tjetër nivel.

Polakët shihen si favoritë edhe për faktin se në edicionin e shkuar të Conferencë League u eliminuan vetëm në çerekfinale.

Por ashtu si me Hajduk Split, te Dinamo City kanë kuptuar se parashikimet mund të përmbysen.

Për këtë nevojitet një rezultat pozitiv në sfidën e mbrëmjes së sotme, ku për herë të parë blutë duhet të bëjnë pa lojtarin e tyre më të rëndësishëm si Baton Zabërgja të larguar pas kualifikimit të fundit. Për të zëvendësuar sulmuesin e Kosovës, Dinamo City transferoi Bernard Berishën, që pritet të debutojë me skuadrën e Ilir Dajës në sfidën e parë të play off të Conference League.



Read it all at Bota Sot