Maqedonia U-16 demolon Malin e Zi, Medin Emini shënon 4 gola

- Bota Sot

Maqedonia U-16 demolon Malin e Zi, Medin Emini shënon 4 gola

Maqedonia U-16 shënoi fitoren e dytë në ndeshje miqësore kundër Malit të Zi, duke mbyllur takimin e duytë me rezultat 5-0 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Më meritori për triumfin bindës ishte Medin Emini, i cili shënoi katër gola. Ai hapi rezultatin në minutën e 22-të pas një asisti nga Ademi, dhe dyfishoi epërsinë pak para pushimit.

Pas vetëm pesë minutash lojë në pjesën e dytë, Emini realizoi golin e tretë dhe në minutën e 61-të, tundi edhe rrjetën e zbrazët të mysafirëve për golin e tij të katërt.

Rezultati përfundimtar u vendos nga Stefan Ristiç në minutën e 77-të, duke realizuar pas një depërtimi të shkëlqyer nga Krstevski.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacionin titullar të bëra nga trajneri Isejni në krahasim me ndeshjen e parë, ekipi i ri ishte përsëri bindshëm më i mirë dhe me meritë arriti fitoren e dytë, pasi që ditë më parë shënoi fitore me 3-0.



Read it all at Bota Sot