Skandal në shortin e Kupës

- Bota Sot

Skandal në shortin e Kupës

Kupa e Rumanisë në futboll ka bërë bujë në rrjetet sociale që në turet e para të saj, ose më saktësisht, që në shortin që është hedhur këtë të martë për të përcaktuar çiftet, pasi një moment i veçantë ka bërë që të shpërthejnë akuzat për trukime krejtësisht të dukshme.

Goglat kanë caktuar çiftin Korvinul-Farul, por pikërisht zgjedhja e ekipit të Korvinul nga personi që tërhiqte goglat ka bërë shumë bujë. Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Federatës Rumune, Gabriel Bodesku, akuzohet se ka zgjedhur me dashje Korvinul.

Pamjet tregojnë se ai fillimisht vendosi emrin   kësaj skuadre të fundit duke fiksuar mirë goglën.

Më pas, gjatë shortit, ajo është e vetmja gogël që ai nuk lëviz, duke e mbajtur të dukshme dhe hapur në fund.



Read it all at Bota Sot