Tudor nuk mban më: Ta fillosh kampionatin kështu të çon drejt çmendjes!

- Bota Sot

Tudor nuk mban më: Ta fillosh kampionatin kështu të çon drejt çmendjes!

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa vazhdojnë diskutimet e pafundme për lëvizje lojtarësh. Trajneri i Juventusit e bëri të qartë këndvështrimin e tij në një intervistë për “Sky Sport”.

“Sinqerisht kam parë pak nga gjërat që qarkullojnë, pasi përndryshe çmendesh.

Edhe kjo gjëja që fillohet të luhet me merkaton e hapur është diçka që të çon drejt çmendjes, por duhet pranuar.

Gjithsesi, çdo trajner çmendet në këtë periudhë, merkatoja nuk pëlqehet se të heq siguritë dhe përqendrimin mbi atë që është thelbësore, punën e përditshme.

Shpresojmë që të ndryshohet të paktën kjo, normale do të ishte të mbyllej merkato një javë para fillimit të kampionatit. Pastaj çfarë të ndodhë, ët ndodhë.

Çdo trajner dëshiron të ketë lojtarët më të fortë të mundshëm, ka raste kur mundesh e ka raste jo. Duhet pranuar dhe të përqendrohemi në fushë me atë që kemi”, tha Tudor.



Read it all at Bota Sot