Telashe për Elezin

- Bota Sot

Telashe për Elezin

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, nuk do të mbështetet në shërbimet e Agon Elezit pas lëndimit që pësoi në fanellën e Sarajevës në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Elezi pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull, dhe informacionet e fundit nga Bosnja dhe Hercegovina, thonë se ai do të mbetet jashtë fushës më shumë se një muaj.

Elezo do të mungojë për ndeshjet e shtatorit, miqësoren me Arabinë Saudite në Pragë, dhe më pas në ndeshjen kualifikuese në shtëpi kundër Lihtenshtajnit.

"Agon Elezi u lëndua kundër Posusjes. Jemi të lumtur që ai nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Elezi do të jetë në gjendje të fillojë stërvitjen vetëm pas 4-5 javësh", zbuloi koordinatori i ekipit mjekësor të Sarajevës, Reuf Karabeg.



Read it all at Bota Sot