Shehi e merr te Ballkani, prezantohet futbollisti që flirtoi me ngjitjen në Superiore!
Festim Alidema është zyrtarisht lojtar i Ballkanit.
Klubi therandas e ka prezantuar 27-vjeçarin si përforcim për sulmin.
Alidema ka luajtur edhe në Superiore e Kategorinë e Parë. Në elitën e futbollit shqiptar ishte pjesë e Erzenit në vitin 2024. Më pas kalonte te Pogradeci ku së fundmi flirtonte me ngjitjen në Superiore.
Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Kosovë. Për herë të parë do të mbajë veshur fanellën e Ballkanit.