Trajneri i skuadrës bullgare: Shkëndija tregoi se është ekip i fortë

- Bota Sot

Trajneri i skuadrës bullgare: Shkëndija tregoi se është ekip i fortë

Kampioni bullgar Ludogorets, megjithëse ishte favorit në Shkup, largohet i mundur në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa Legaue.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj Ludogoretsit.

Trajneri i mysafirëve, Rui Mota, ishte zhgënjyer duke thënë: "Filluam mirë, por pasi pësuam golin e barazimit, ishte sikur ndaluam së luajturi.

Shkëndija tregoi se ka lojtarë të shpejtë në krahë, pas dy kundërsulmeve pësuam dy gola.

Humbëm shumë topa, duhej të ishim më të mirë në atë segment dhe të mos bënim gabime.

E dinim që Shkëndija është një ekip i fortë dhe nuk arritëm ti ndalonim".

Ndeshja e kthimit luhet të enjten e ardhshme në Razgrad.



Read it all at Bota Sot