1 orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

- Bota Sot

1 orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, transmeton KosovaPress.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, 60-90 minuta në Merdarë dhe 20 deri 30 minuta në Jarinjë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 09:12 të mëngjesit.



Read it all at Bota Sot