Slot: Ndaj Newcastle përballje e vështirë

- Bota Sot

Slot: Ndaj Newcastle përballje e vështirë

Pas fitores së vështirë 4-2 ndaj Bournemouth në javën e parë të Premier League, kampionët e Liverpool i pret një test i vështirë të hënën, sfida ndaj Newcastle.

“Nuk mendoj se ata janë një klub me probleme. Newcastle pati një fillim shumë të mirë të sezonit kundër Villa, një ndeshje e mirë. Ata arritën të nxirrnin më shumë nga loja se sa vetëm një pikë që morën”, tha Arne Slot, trajneri i Liverpool.

“Për ne është kryesisht e vështirë të luash atje, jo vetëm për shkak të lojtarëve që kanë por edhe për shkak të tifozëve. Sezonin e kaluar atmosfera aty ishte e mrekullueshme. Lojtarët do ta ndjejnë këtë presion”, shtoi Slot.

Duke folur për ekipin e tij, Slot shprehet se është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion, por mbetet i hapur për opsionet e duhura të transferimit. “Jam shumë, shumë i lumtur për skuadrën që kemi”, tha trajneri holandez.

“Ndoshta dy lojtarë për pozicion është ideale, por preferoj më pak se sa më shumë sepse duhet të zhgënjesh kaq shumë lojtarë çdo herë meqë ata as nuk janë në skuadër. Nëse ka një lojtar që mund të na bëjë më të mirë është i mirëpritur”, shtoi Slot.

“Por vetëm nëse gjithçka është ajo që duam: tarifa e duhur e transferimit, lojtari i duhur, pozicioni i duhur. Dhe një lojtar që dëshiron të vijë tek ne. Kemi lojtarë në stol që janë të barabartë me ata që luajnë si titullar. Duhet të përdorësh skuadrën tënde”, deklaroi Slot



Read it all at Bota Sot