Bayerni mendon për Sanchon

- Bota Sot

Bayerni mendon për Sanchon

Gjiganti gjerman, Bayern Munich raportohet se është duke menduar për transferimin e Jadon Sancho-s.

Sulmuesi anglez, i cili nuk ka të ardhme te Man United, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse ai po kërkohet nga disa klube të njohura evropiane.

Sipas medieve gjermane, ‘bavarezët’ janë të interesuar që Sancho-n ta marrin në formë huazimi deri më 30 qershor 2026.

Roma ishte e interesuar për huazimin e anglezit me detyrim blerjeje prej 23 milionë eurosh, por lojtari e refuzoi ofertën e ‘romakëve’.

Ndryshe, Borussia Dortmund po mendon gjithashtu për rikthimin e tij, ndërsa mbetet të shihet nëse Bayern do të bëjë lëvizjen vendimtare për 25-vjeçarin.



Read it all at Bota Sot